Autoriteti i Mbikqyrjes Financare publikoi pak ditë më parë raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për 3-mujorin e parë 2023.
Edhe pse tregu mbetet i orientuar tek Sigurimet e Detyrueshme, sërish primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar-mars 2023 arritën rreth 2,395 milionë lekë, 34.59% më shumë se e njëjta periudhë me vitit 2022.
Sipas AMF, primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar-mars 2023, patën një rritje me 35.56% kundrejt periudhës janar-mars 2022.
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë 3-mujorit të parë 2023 u siguruan mbi 1,273 milionë lekë të ardhura në tota ku vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 63.47%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 27.70% të totalit.
Në portofolin “sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës”, në janar-mars 2023, vihet re një rritje prej 40.65% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 7.41% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Nëse ndalemi tek 8 kompanitë që operojnë në Sigurimet e Jo-Jetës, SIGAL UNIQA Group Austria jo vetëm që ruan lidershipin në treg, si brandi më i madh dhe më i besuar, por ka regjistruar edhe rritjen më të madhe krahasuar me periudhën janar-mars 2022.
NDARJA E TREGUT JANAR-MARS 2022
NDARJA E TREGUT JANAR-MARS 2023
Nëse në janar-mars 2022, SIGAL UNIQA ishte sërish e para në treg me 37,55% të tij, në 3-mujorin e parë 2023 ka regjistruar një rritje me afro 9% duke shkuar në 47%.
8 kompanitë në total numërojnë 808,270,000 Lekë prime të shkruara, ndërsa vetëm SIGAL UNIQA regjistron gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti 379,725,000 Lekë prime të shkruara.
Por përse shqiptarët gjithmonë e më shumë ia besojnë pronat e tyre kësaj kompanie?
- Pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një prej emrave më të mëdhenj të sigurimeve në Evropë
- Bashkëpunuese me kompanitë më të mëdha të risigurimeve në botë duke mundësuar mbulim për çdo ngjarje të papritur, në çdo cep të Shqipërisë
- Sigurimi i Shtëpisë nis nga 5,000 Lekë në vit ose rreth 25 Lekë në ditë
- Sigurimin e Shtëpisë mund ta blesh edhe online në sigal.com.al
- Në mbi 24 vite të ekzistencës së saj në treg ka paguar mbi 400 milionë euro dëme
- Gjatë tërmeteve të vitit 2019 pagoi tek klientët e saj rreth 20 milionë euro dëme duke mundësuar rikthimin e pronave të tyre në gjendjen e mëparshme, pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.
- Pas zjarrit që i shkrumboi totalisht, Kinema Millenium në Korçë dhe Teatri Skampa në Elbasan u rikthyen në gjendjen e mëparshme falë siguracionit në SIGAL UNIQA. Madje, më të bukura se më parë.
- Me Sigurimin e Pronës online në SIGAL UNIQA, bëheni automatikisht pjesë e Shorteut “Sigurohu Online dhe Fito”, i cili dhuron çdo muaj dhurata të ndryshme.
- Bashkë me Sigurimin e Pronës, SIGAL UNIQA ju mund të përfitoni edhe nga shërbime novatore si “TeleShëndet” apo “SIGAL UNQIA AutoSOS”.
- Lidere në tregun e sigurimeve në Shqipëri që prej shkurtit 1999.
Do edhe ti të sigurosh shtëpinë apo biznesin tënd? Merr një ofertë tani duke shkruar në:
Whatsapp: 068 606 2829
E-mail: [email protected] ose [email protected]