8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet1 m² nën 1 mijë euro/ Zonat më të lira në Tiranë...

1 m² nën 1 mijë euro/ Zonat më të lira në Tiranë për të blerë shtëpi dhe me perspektivë zhvillimi

Çmimet e pronave në kryqytet kanë njohur një rritje të vrullshme, veçanërisht në tre vitet e fundit. Ky ka qenë një realitet i prekshëm jo vetëm për qëndrën e Tiranës, apo për zona të tjera si ish-blloku, zona e liqenit Artificial në të cilat çmimet janë dyfishuar gati edhe trefishuar, por edhe në zona të tjera periferike të cilat para disa vitesh mund të gjeje një banesë me çmim të arsyeshëm.

Alket Bogdani, konsulentë pronash, në një intervistë për SCAN, liston edhe zonat, si Fresku, Shkoza, zona ku kalon Bulevardi i ri të cilat ofrojnë aktualisht një alternativë të përballueshme për qytetarët.

Veç kësaj janë edhe zona me perspektivë zhvillimi, çka do të thotë se vlera e pronës do të vijojë që të njoh rritje.

Sipas Bogdanit, në përcaktimin e çmimit final ka disa komponentë që merren në konsideratë, siç mund të jetë cilësia e ndërtimit, kati në të cilët ndodhet, lehtësitë të cilat ofron zona që mund të jenë institucione arsimore, qendra shendetesore por pse jo dhe sherbimet e nevojshme apo bazike qe mund te jene supermarkete, farmaci, furrë buke etj.

LEXO EDHE: Zjarr në një bllok apartamentesh në Korçë/ Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat