Lotët e Hamdi Alinj, 63-vjeçarit nga Leshnica e Pogradecit, nuk ndalen teksa sheh shtëpinë e shkrumbuar totalisht.
Ishte një shkëndijë elektrike ajo që do të digjte shtëpinë e tij, teksa ky i fundit ndodhej brenda banesës, së bashku me gruan dhe fëmijët.
Zjarri nuk iu dha mundësi që të nxirrnin asgjë nga shtëpia, ndërsa flakët ‘përpinë’ gjithçka.
I moshuari tregon se i vetmi veprim i tij ishte që të shpëtonte nipin 5-vjeçar, i sëmurë.
Familja Alinj nuk i reziston dot temperaturave të ftohta të këtij janari ndaj dhe ngushëllimin e vetëm e gjejnë në strehimin e përkohshëm tek të afërmit e tyre.
Por kjo nuk është zgjidhje për familjen me 5 anëtarë.
ÇFARË ËSHTË SIGURIMI I PRONËS NGA ZJARRI?
Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh.
Këto përfshijnë zjarre të shkaktuara nga:
- Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);
- Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);
- Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt, zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
- Zjarri i ardhur nga fqinji.
Kompania e sigurimit mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit.
A kemi nevojë për sigurimin nga zjarri?
Shtëpia është një nga investimet më të rëndësishme, dhe sigurimi i saj (duke përfshirë sigurimin nga zjarri) na mbron nga një shkatërrim financiar.
Nëse kemi një kredi, do të na kërkohet automatikisht Sigurimi i Shtëpisë për vlerën e kredituar. Por është e nevojshme që ta kemi një sigurim të tillë edhe nëse nuk kemi një kredi.
Nëse nuk duam të mbulojmë nga xhepi ynë kostot e rindërimit të shtëpisë dhe zëvendësimin e humbjeve, Sigurimi i Shtëpisë është një domosdoshmëri.
Kostoja? Duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.
Nëse jeni të interesuar për të blerë këtë sigurim të rëndësishëm, kontaktoni në:
e-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829
ose vizitoni faqen: www.sigal.com.al