Qindra njerëz u evakuuan për shkak të një zjarri të madh që përfshiu sot pjesë të qytetit bregdetar të Koresë së Jugut, Gangneung, në lindje të vendit.
Të paktën 44 shtëpi u shkatërruan nga zjarri dhe më shumë se 300 njerëz u evakuuan, tha Ministria e Mbrojtjes dhe Sigurisë e Koresë së Jugut.
Në vendngjarje ndodhen më shumë se 300 makina zjarrfikëse dhe 700 zjarrfikës, të cilët po përpiqen të shuajnë zjarrin, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Sigurisë.
Për momentin nuk ka informacione për të vdekur dhe të plagosur.
Zjarrfikësit pengohen nga erërat e forta, që pengojnë shuarjen e zjarrit nga një aeroplan.
Zjarri në pyll filloi në një mal aty pranë dhe u përhap shpejt drejt qytetit. Zjarri deri më tani ka djegur më shumë se 170 hektarë tokë.