Teksasi është përfshirë nga një zjarr i fuqishëm që fatkeqësisht ka shkaktuar një viktimë dhe ka detyruar banorët që të evakuohen nga shtëpitë e tyre, si dhe ka ndërprerë energjinë në banesa.
Në Hutchinson, një nga zonat më të goditura, koordinatorja e angazhimit publik Deidra Thomas tha për CNN se një person kishte vdekur nga flakët, megjithëse ajo nuk përmendi emrin e viktimës.
LEXO EDHE: Nuk parandalojmë dot fatkeqësitë por rikuperojmë pasuritë
Autoritetet vendase e kanë cilësuar këtë zjarrin e dytë më të madh në historinë e Teksasit që ka djegur 850,000 hektarë tokë në veri të qytetit të Amarillo.
Flakët e zjarrit i kanë nxitur temperaturat e larta, erërat e forta, si dhe bari i thatë.
Në një deklaratë për mediat, guvernatori i Teksasit, Greg Abbott ka thënë se 60 qarqe janë të rrezikuara nga zjarri.
Shërbimi Pyjor A&M i Teksasit tha se erërat ishin zvogëluar pak, duke ndihmuar në zbutjen e përhapjes së zjarrit.
Ditën e sotme priten reshje shiu në zonën veriore të shtetit, gjë që mund të ndihmojë përpjekjet për shuarjen e flakëve.
LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike/ Çfarë rrezikon Shqipëria dhe çfarë duhet të bëjmë?