14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarret kushtojnë/ Në 6 vite fatura e dëmeve nga flakët shkon mbi...

Zjarret kushtojnë/ Në 6 vite fatura e dëmeve nga flakët shkon mbi 823 milionë €

Nga shpenzimet për ripyllëzimin, kostot për rigjenerimin e tokës dhe humbjet nga djegia e lëndëve drusore, zjarri në Peshtan të Fierit ka krijuar deri më tani një faturë prej 161 mijë eurosh.

“Nëse do t’i kishim paraprirë situatës me masa mbrojtëse , sipërfaqja e djegur do të ishte ndjeshëm më e ulët. Si çdo vit përballemi me zjarre dhe kosto të mëdha për shkak të neglizhencës”, thotë Abdulla Diku, ekspert i mjedisit.

Duke përllogaritur sipërfaqen e djegur nga zjarret në 6 vitet e fundit, dëmi ekonomik shkon në mbi 823 milionë euro, shifër kjo më se  mjaftueshme për të rritur kënaqshëm pensionet për rreth 780 mijë të moshuarit në vend.

Dhe më e keqja është se pas disa zjarreve, dëmi është i pakthyeshëm. “Ka sipërfaqe të cilat nuk mund të rikuperohen pasi dëmi është i pakthyeshëm. Toka ka humbur aftësitë regjeneruese dhe sipërfaqja nuk mund të rivitalizohet”

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, Mirdita,  Puka, Shkodra, Mati, Dibra, Bulqiza, Librazhdi, Erseka dhe Korça janë zonat më ritmin më të lartë të shpyllëzimit, kryesisht si pasojë e zjarreve.

LEXO EDHE: Sigurimi i Pronës në stinën e zjarreve / Ponari: Siguracionet nuk parandalojnë fatkeqësitë, ato paguajnë dëmin financiar

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat