8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarr në Spitalin e Shkodrës, dëme të shumta materiale. Sa të sigurta...

Zjarr në Spitalin e Shkodrës, dëme të shumta materiale. Sa të sigurta janë institucionet publike?

Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e sotëm repartin e kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve por pa mundur të evitojnë dëmet materiale.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe spitali i Shkodrës.

Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ku ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë.
Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka patur të lënduar. Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera. Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërpreje teksa po merren masa të menjëherëshme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti“, thekson Spitali Rajonal Shkodër.

Për të evituar ngjarje të tilla dhe pasojat që shoqërojnë ato, spitalet dhe institucionet e tjera publike duhet të kenë Sigurimin e Përgjegjësisë Publike për dëmet që mund ti shkaktojnë palëve të treta ose profesionistëve shëndetësor gjatë ushtrimit të aktivitetit.

Sigurimi i Përgjegjësisë Publike

Nëse ndërveproni me njerëz të tjerë në aktivitetin tuaj, atëherë sigurimi i përgjegjësisë publike bën të mundur që të mos keni nevojë të përballeni me kosto shtesë nëse dikush ngre një pretendim ligjor kundër jush.

Nuk duhet harruar se ekziston gjithmonë një rrezik, madje edhe nëse pretendoni se biznesi apo aktiviteti juaj është shumë i sigurtë.

Me Sigurimin e Përgjegjësisë Publike ju do të mbuloheni për shpenzimet ligjore në rast se një palë e tretë vendos t’ju padisë.

Edhe nëse gjykata vendos kundër jush dhe ju duhet të paguani kompensim, sigurimi juaj do të mbulojë shumën.

ÇFARË PËRFSHIN

– Shpenzimet Ligjore

– Kostot e Riparimeve

– Faturat Mjekësore

DËMET E MBULUARA

– Dëmtimet fizike dhe aksidentale

– Dëmtimet e pronës materiale

Por sa spitale apo institucione të tjera publike në Shqipëri e kanë këtë sigurim?…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat