Një ndërtesë 4-katëshe është përfshirë nga flakët mesditën e së enjtes në zonën e “Varrit të Bamit” në Tiranë.
Zjarri u përhap me shpejtësi në godinë, por ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve bëri të mundur izolimin dhe më pas fikjen e tij.
Si pasojë e flakëve ka dëme të konsiderueshme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit
LEXO EDHE: Mos luani me zjarrin/ I moshuari në Tiranë harron gjellën në sobë, rrezikoi djegien e pallatit