Një lokal i vendosur në zonën e Brrylit dhe shumë i frekuentuar nga të rinjtë është djegur totalisht mbrëmjen e së martës në kryeqytet.
Zjarri në lokal ka rënë rreth orës 23:40 dhe më pas flakët u përhapën me shpejtësi dhe në lokalin ngjitur.
Dëmet materiale si pasojë e zjarrit janë të pallogaritshme, ndërkohë që shkaqet e tij janë ende të paqarta.
LEXO EDHE: Djegja e magazinës në Pogradec, leksion nga qytetari: Siguracioni kusht, shteti të veprojë
Ne vijmë nga një mendësi shumë e keqe nga e kaluara, që shteti është përgjegjës për gjithçka: edhe për biznesin, edhe për jetën, edhe për shtëpinë, edhe për shkollën. Shteti sigurisht që ka përgjegjësitë e tij, por, nga ana tjetër, ai duhet të luajë vetëm rolin e rregullatorit, duke patur kështu detyrimin ligjor të ndërtojë bazën e domosdoshme dhe ligjet për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve, të mbrojë interesat e qytetarëve të siguruar dhe të pasiguruar, të dëmtuar e të prodhojë bazën ligjore të funksionimit të tregut dhe mbrojtjes financiare të qytetarëve.
Të gjitha ngjarjet e ndodhura në tokë, në ajër dhe në det si zjarret, shpërthimet e bombolave të gazit, përmbytjet, aksidentet, shembjet e dherave etj në shumicën e rasteve janë të pambuluara financiarisht. E pra, kjo e bën të domosdoshëm zhvillimin e kulturës dhe legjislacionit për sigurimet.
Të investosh para, kohë dhe mund nuk është e thjeshtë. Për shumicën e personave që merren me biznes, tek kompania, dyqani apo sera që ata kanë ndërtuar, kanë investuar të gjitha kursimet e jetës së tyre. Ndaj është e rëndësishme që këta persona ta kuptojnë sesa e rëndësishme është ta sigurojnë biznesin e tyre.
Individët që merren me biznes duhet të dinë se, ka një mënyrë për të mos rrezikuar shkatërrimin e punës së tyre disa-vjeçare dhe të rikuperojnë dëmet financiare, kjo mënyrë është: sigurimi i biznesit dhe investimit të tyre.
SIGAL UNIQA Group Austria është e vetmja kompani sigurimesh në Shqipëri që ofron të gjitha klasat e sigurimeve. Ndaj cilido që merret me biznes e gjen veten tek kjo kompani.
Qytetarët duhet ta kuptojnë sigurimin si një mënyrë shumë të mirë për të transferuar riskun e humbjeve financiare të veprimtarisë që ata ushtrojnë tek kompanitë e sigurimeve.
SIGURIMI I PRONËS
SIGAL UNIQA Group Austria ofron këtë sigurim për: pasurinë e paluajtshme, e cila përfshin (banesat, njësitë tregtare dhe industriale), pasurinë e luajtshme, e cila përfshin (Makineri, pajisje, inventar ekonomik,lëndë e parë, mallrat etj).
Çfarë rreziqesh mbulohen?
SIGAL UNIQA ju dëmshpërblen për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale si pasojë e:
Zjarrit, rrufesë, shpërthimit, përplasjes ose rënies së një avioni dhe pjesëve ose ngarkesës së tij, përmbytjeve, stuhive, vjedhjeve etj.
Sigurimi nga Ndërprerja e Biznesit
Sigurimi i biznesit është për të gjithë sipërmarrësit dhe administratorët e bizneseve të ndryshme pavarësisht llojit dhe përmasave të aktivitetit.
Nëpërmjet këtij produkti, SIGAL UNIQA mbulon shpenzimet si pasojë e ndërprerjes së aktivitetit të biznesit nga Zjarri apo rreziqet shtesë të tij duke siguruar fitimin neto si dhe kostot fikse.
Në rastet e dëmtimit të pasurisë, Ju duhet të përballoni edhe pasojat që vijnë nga ndërprerja e veprimtarisë ekonomike: mungesa e të ardhurave dhe qarkullimit të parasë. Për këtë qëllim, SIGAL UNIQA ofron të gjitha mundësitë për vazhdimin e qetë të punës tuaj.
PAVARËSIA QË TË FALIN SIGURACIONET
Siguracionet i japin qytetarit personalitet dhe siguri për të qenë i mbuluar financiarisht në çdo lloj situate.
Një qytetari europian i mjafton të dijë kompaninë e sigurimit ku ka siguruar automjetin, pronën, shëndetin etj dhe për çdo paraqitet menjëherë atje dhe nuk ka nevojë të dijë as kush është partia në pushtet, kush është kryeministri, kush është ministri apo kryetari i bashkisë që të shkojë e të qëndrojë para zyrave të tyre për ndihmë.
Sigurimet e bëjnë një qytetar të pavarur ndaj atij nuk i intereson asgjë tjetër veçse kompania ku është siguruar. Ai nuk ka nevojë të sorollatet zyrave të shtetit për kompensim, siç ndodh rëndom në Shqipëri, por gjithçka ia kompenson kompania e sigurimit konform kontratës që kanë lidhur palët.
Edhe ne, shqiptarët, nëse duam që të jemi pjesë e Bashkimit Europian, fillimisht duhet të mësojmë ti bëjmë siguracionet pjesë të kulturës tonë.
Por përse Prona juaj i duhet besuar SIGAL-it?
Si asnjë kompani tjetër, SIGAL UNIQA dëmshpërbleu në një kohë rekord qindra familje dhe biznese që u prekën nga tërmetet e vitit 2019 në një shumë që i kalon 16 milionë eurot.
Vitin e shkuar, vetëm për Sigurimin nga Zjarri, SIGAL UNIQA ka paguar te klientët e saj mbi 3 miliardë lekë dëmshpërblime, ndërkohë, vetëm gjatë këtij 6-mujorit të parë të këtij viti, vetëm për Sigurimin nga Zjarri, SIGAL ka paguar te klientët e saj mbi 700 mijë euro dëmshpërblime.
Në mbi 23 vite të ekzistencës së saj në tregun e sigurimeve, nën moton “sigurimi nuk është biznes, por përgjegjësi”, SIGAL UNIQA ka paguar mbi 400 milionë euro dëme tek klientët e saj.
Pa harruar rikthimin në gjendjen e mëparshme të dy institucioneve të rëndësishme kulturore në vend, Teatri “Skampa në Elbasan” dhe Kinema “Millenium” në Korçë, të dyja të shkrumbuara totalisht nga zjarri.