Mesditën e sotme, në lagjen “Osman Haxhiu” në qytetin e Vlorës, si pasojë e një zjarri në banesë, ka humbur jetën një 70-vjeçar.
Dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Th. L., tetraplegjik, i cili për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga flakët, ka humbur jetën brenda në banesë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
LEXO EDHE: Digjet banesa në Vlorë, dëme të shumta materiale/ Pse është i domosdoshëm sigurimi i shtëpisë?