3.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Zemra po vret shqiptarët”/ Çdo ditë vdesin 36 persona

“Zemra po vret shqiptarët”/ Çdo ditë vdesin 36 persona

50% e të gjitha vdekjeve kanë si shkak kryesor sëmundjet e qarkullimit të gjakut.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, mjeku Ilir Alimehmeti, shprehet se problemet e zemrës renditen të parat.

13 mijë e 82 vdekje në vit shkaktohen nga këto problematike dhe i bie 36 humbje jete në ditë vetëm vdekje jo sëmundshmërinë,” thotë mjeku.

Pas problemeve kardiake, në vend të dytë  dhe të tretë janë vdekjet nga shkaqe të papërcaktuara dhe tumoret.

LEXO EDHEKeni dëgjuar për ‘Check Up-in sipas protokollit japonez’? SIGAL UNIQA sjell në Shqipëri risinë mjekësore

Me interes është të vesh re se 23,3% të humbjes së jetës janë pa shkaqe të papërcakuara mirë. Është e pakuptueshme që 1 në 5 humbje jete nuk kemi informacion pse ka humbur jetën këtu mund të fshihen shumë situata të ndryshme, si rrjedhojë ky numër është më i lartë. Tumoret vijnë në vend të tretë“, u shpreh Alihmehmeti për “EuroNews Albania”.

Rritja e numrit të vdekjeve ka disa shkaqe, që lidhen kryesisht me moshimin, por ajo çfarë ka dështuar sipas epidemiologut është parandalimi.

Ndërsa shifrat vijnë në rritje, mjekët kërkojnë që të bëhet kujdes me stilin e jetesës, pasi hipertensioni, yndyrat e larta në gjak, alkooli dhe duhani cilësohen si vrasësit e heshtur.

LEXO EDHEDuhanpirja në Shqipëri, 4 deri në 5 mijë shqiptarë vdesin nga duhani çdo vit

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat