14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZelanda e Re: Qeveria propozon skemë për sigurimin e të ardhurave dhe...

Zelanda e Re: Qeveria propozon skemë për sigurimin e të ardhurave dhe punonjësve

Qeveria e Zelandës së Re po propozon një skemë për sigurimin e të ardhurave për mbrojtjen e punonjësve dhe të të ardhurave, për të rritur disponueshmërinë e punonjësve të kualifikuar dhe për të ndihmuar komunitetet dhe industritë gjatë krizave dhe tranzicioneve ekonomike.

Lajmin e ka dhënë Ministri neozelandez i Finanacave, Grant Robertson.

Skema e re e propozuar e Sigurimit të të Ardhurave të Zelandës së Re është hartuar bashkërisht nga qeveria, biznesi dhe Këshilli i Unionit Tregtar në këtë vend.

Karakteristikat kryesore

  • Mbulim i gjerë për disa punë të ndryshme
  • Mbulim për humbjen e punës për shkak të shkurtimit të vendit të punës, largimit nga puna dhe gjendjes shëndetësore dhe paaftësisë(ve)
  • Një periudhë njoftimi katër javore dhe një pagesë katër javore, me 80% të pagës nga punëdhënësi
  • Gjashtë muaj të tjerë mbështetje financiare nga skema, duke përfshirë trajnimin me 80% të pagës apo rrogës
  • Shërbim për menaxhimin e rastit për t’i ndihmuar njerëzit që t’i rikthehen punës
  • E financuar nga taksat mbi pagat ku të dy punëdhënësi dhe punonjësi paguajnë nga 1.39% secili
  • Punonjësit mund të përfitojnë pas gjashtë muajsh kontribute në taksa gjatë 18 muajve të mëparshëm.

Konsultimet publike mbi skemën e propozuar mbyllen më 26 prill 2022.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat