Primet e shkruara bruto të kompanive të sigurimeve në Kosovë u rritën me mbi 9% duke arritur në 146.5 milionë euro gjatë vitit 2023. Ndërsa totali i dëmeve të paguara bruto u rrit me 11.5% në vit duke arritur në 71.70 milionë euro.
Kështu shkruan “Xprimm” teksa i referohet shifrave zyrtare të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës.
Primet e shkruara bruto në sigurimet e jo-jetës arritën në 139.85 milionë euro, nga 127.72 milionë euro gjatë vitit 2022, ndërsa ato në sigurimin e jetës u rritën në 6,65 milionë euro nga 6,30 milionë euro.
Numri i policave të sigurimit të jo-jetës arriti në 1.48 milionë, nga të cilat 572.8 mijë TPL, 503 mijë polica kufitare dhe 405.7 mijë kontrata të tjera sigurimi.
Sipas të dhënave të publikuara nga Banka Qendrore, gjatë vitit 2023, fitimi neto i përgjithshëm i siguruesve vendas u trefishua duke arritur në 10.7 milionë euro nga 3.5 milionë euro gjatë 2022-shit.
Në të njëjtën kohë, asetet e e kompanive të sigurimeve u rritën në 305.4 milionë euro, nga 267.5 milionë euro të një viti më parë. Nga këto, siguruesit e jetës mbajnë 25.5 milionë euro, ndërsa pjesa e mbetur prej 279.9 milionë euro administrohet nga siguruesit e jo-jetës.
Shifrat në fjalë përfshijnë të dhënat për 12 kompani të sigurimit që operojnë në Kosovë (7 prej tyre me pronësi të huaj), 10 sigurues të jo-jetës dhe dy të jetës.
Edhe për vitin 2023, sipas të dhënave të sapopublikuara nga Banka Qëndrore e Kosovës, SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania më e madhe.
Sipas BQK, gjatë gjithë 2023 SIGAL UNIQA ka ruajtur pozitën e liderit në treg duke shënuar një volum primesh prej 19,046,899 eurosh.
Nga 10 kompanitë që operojnë në tregun e sigurimeve të jo-jetës, SIGAL UNIQA Kosovë zë 14% të tij.
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA – Kosova është themeluar në vitin 2003 duke shënuar zbatimin e strategjisë për ndërkombëtarizim të aktivitetin sigurues të SIGAL sh.a.
Sot, pas më shumë se 20 vjetësh në treg, ajo është kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve.
Një “armë” e fortë e SIGAL UNIQA – Kosova është edhe shërbimi profesional ndaj klientit. Jo vetëm duke qenë pranë tyre kur ata kanë më shumë nevojë, në momentin e dëmshpërblimit, por edhe duke ofruar atyre produkte novatore që lehtësojnë përditshmërinë e tyre.
LEXO EDHE: “The Best Of Kosovo 2023”/ SIGAL UNIQA shpallet sërish “Tatimpaguesi i Vitit”
SIGAL UNIQA Group Austria – Kosovë, jetojmë më mirë së bashku
Web: www.uniqa-ks.com
E-mail: [email protected]
Tel: +383 38 240 241