8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Xprimm": SIGAL UNIQA dhe SIGAL Life UNIQA, siguruesit më të mëdhenj në...

“Xprimm”: SIGAL UNIQA dhe SIGAL Life UNIQA, siguruesit më të mëdhenj në Shqipëri

Tregu shqiptar i sigurimeve arkëtoi 5,2 miliardë lekë prime gjatë 3-mujorit të parë të vitit.

Kështu e nis artikullin e saj portali “Xprimm”, referuar të dhënave të publikuara nga AMF, të cilat përfshijnë 12 kompanitë e sigurimit që operojnë në Shqipëri: 8 Sigurim Jo-Jetë dhe 4 Jetë.

Në periudhën janar – mars 2024, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve arritën në rreth 2 miliardë lekë, ose 23,88% më shumë krahasuar me janar-mars 2023.

Numri i dëmeve të paguara gjatë periudhës së analizuar ishte 3,301, një rritje me 17,634 krahasuar me 3-mujorin e parë 2023. Prej tyre, 16,702 dëme janë paguar nga Siguruesit e Jo-Jetës dhe 932 nga Siguruesit e Jetës.

Tregu i sigurimeve vazhdoi të jetë i orientuar drejt sigurimeve të jo-jetës, të cilët sollën 90,99% peshë të vëllimit të primeve totale.

Parë nga këndvështrimi i segmentimit të tregut, të detyrueshme dhe vullnetare, primet e sigurimit vullnetar zënë 42.30% dhe primet e sigurimit të detyrueshëm zënë 57.70% të totalit të tregut.

Siguruesit më të mëdhenj në Shqipëri janë dy filialet e UNIQA-s austriake.

SIGAL LIFE UNIQA është siguruesi kryesor i jetës (41% pjesë e tregut), ndërsa SIGAL UNIQA renditet e para në sigurimet jo-jetë, me 24.5% pjesë e tregut, shkruan media dedikuar sigurimeve, “Xprimm”, media e parë që mbulon tregjet e sigurimeve dhe risigurimeve në rajonet e Evropës Qëndrore dhe Lindore, Evropës Juglindore dhe shteteve të ish-Bashkimit Sovjetik.

LEXO EDHE: Profesionalizëm, inovacion dhe dëmshpërblim në kohë/ SIGAL UNIQA rrit peshën e saj në Sigurimet e Shëndetit

E themeluar më Shkurt 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” prej vitit 2007, ajo operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni.

Sot, pas më shumë se 25 vjetësh, “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, duke numëruar mbi 2400 punonjës e agjentë në mbi 1200 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku operohhet me standarte tërësisht evropiane.

Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të kompanisë.

Ndaj dhe sot mbi rreth 1.2 milionë klientë vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.

LEXO EDHE: SIGAL UNIQA, 25 Vjet lider në treg/ Ponari: Gjithmonë një hap përpara të tjerëve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat