Sipas shifrave të tregut të sigurimeve për vitin 2023, publikuar nga AMF, tregu pësoi një rritje prej 8.86% në terma vjetorë, në 22.9 miliardë lekë (220 milionë euro).
Në të njëjtën kohë, numri i policave është rritur me 10,63% krahasuar me periudhën janar-dhjetor 2022, duke arritur në 1,466,080.
Numri i policave të sigurimit të jo-jetës ishte 1,331,409, një rritje prej 10,90% krahasuar me vitin 2022, ndërsa numri i policave të sigurimit të jetës ishte 134,650, me një rritje prej 7,98% në terma vjetorë, shkruan në artikullin e saj media e njohur europiane, dedikuar sigurimeve, “Xprimm”.
Më tej, artikulli vijon:
“Primet bruto të sigurimit të jetës arritën në 1.9 miliardë lekë, duke u rritur me 10.3% në terma vjetorë.
Gjatë periudhës së analizuar, vëllimi i dëmeve të paguara është rritur në pothuajse 7 milionë lekë, duke u rritur me 1.9% në terma vjetorë (përfshirë pagesat për Fondin e Kompensimit).
Numri i dëmeve të paguara në vitin 2023 ishte 63,327, një rritje prej 4,817 krahasuar me vitin 2022.
Prej tyre, 58,686 dëme janë paguar nga Siguruesit e Jo Jetës dhe 4,641 nga Siguruesit e Jetës”.
Por “Xprimm” ndalet edhe te 12 kompanitë e sigurimeve që operojnë në Shqipëri e duke u ndalur tek atom ë të mëdhatë në Sigurimet e Jo-Jetës dhe Jetës, SIGAL UNIQA Group Austria dhe SIGAL LIFE UNIQA Group Austria.
“Siguruesit më të mëdhenj në vend janë dy filialet vendase të “UNIQA”-s austriake. SIGAL LIFE UNIQA ishte siguruesi kryesor i jetës (44.4% pjesë e tregut), ndërsa SIGAL UNIQA u rendit i pari në renditjen e sigurimeve të jo-jetës – 26.1% pjesë e tregut”, shkruan “Xprimm”.
LEXO EDHE: “Më e madhja dhe më e besuara”/ Top News: SIGAL UNIQA, lidere e tregut të sigurimeve për vitin 2023