14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“XPrimm”: 3.7 miliardë Euro, 'UNIQA' regjistron rritje të primeve në 6-mujorin e...

“XPrimm”: 3.7 miliardë Euro, ‘UNIQA’ regjistron rritje të primeve në 6-mujorin e parë 2023

Kompania austriake e sigurimeve “UNIQA Insurance Group”, e shtrirë në 18 shtete, informoi se gjatë gjashtëmujorit të parë 2023 primet e saj të shkruara u rritën me 7.9% duke arritur në 3,707.3 milionë euro kundrejt 3,4 milionë euro një vit më parë, përcjell portali europian i sigurimeve “XPrimm“.

Mbi të gjitha, sigurimi i pronës dhe sigurimi shëndetësor kontribuan në këtë rritje shumë të këndshme”, thonë nga kompania, aktive në tregun e sigurimeve që prej vitit të largët 1811.

Primet e shkruara në sigurimin e pronës u rritën me 11.7% duke arritur në 2,188.8 milionë euro në gjashtë muajt e parë të 2023.

Në sigurimet shëndetësore, në gjashtëmujorin e parë të 2023-ës, u shënua rritje prej 8,7% duke arritur në 693,8 milionë euro prime të shkruara.

Në Sigurimet e Jetës, primet e shkruara arritën në 824.7 milionë euro.

Të ardhurat nga sigurimet në përputhje me SNRF 17 të Grupit UNIQA u rritën në dy tremujorët e parë të vitit 2023 me 10.7% në 2,919.6 milionë euro.

Në këtë rezultat kontribuan të gjitha linjat dhe segmentet e biznesit, ku sigurimi i pronës u rrit me 13.1%, sigurimi shëndetësor me 6.5% dhe sigurimi i jetës me 6.1%. Të ardhurat nga sigurimet në Austri u rritën me 8.1%, dhe fituan 13.2% në kompanitë ndërkombëtare”, shprehen nga “UNIQA”.

Të ardhurat neto nga investimet u rritën në 324.8 milionë euro në gjysmën e parë të 2023 (përkundrejt -116.9 milionë euro) – nxitur mbi të gjitha nga zhvlerësimet dukshëm më të ulëta në krahasim me vitin e kaluar.

Rezultati financiar u rrit mbi pritshmëritë në 72.7 milionë euro.

“UNIQA Insurance Group”, një prej emrave më të mëdhenj të sigurimeve në Evropë, prej më shumë se 16 vjetësh është edhe pjesë e tregut rajonal të sigurimeve, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes Grupit “SIGAL UNIQA” dhe numëron mbi 1.2 milionë klientë.

LEXO EDHE: Dokumentari: “SIGAL UNIQA”, bashkëpunimi shqiptaro-austriak që shenjoi historikun e sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat