Maratona e Tiranës 2022 u rikthye jëtë të diel si eventi më i madh sportiv i kryeqytetit, me pjesëmarrjen e 2500 vrapuesve nga e gjithë bota.
Ky event organizohet me aprovimin e tre itinerarëve të miratuar nga Federata Botërore e Atletikës, duke i dhënë seriozitetin e një aktiviteti ndërkombëtar. Ndërsa zgjat nga ora 09:00 deri më 20:00.
Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria, është sponsore zyrtare e Maratonës së Tiranës 2022 duke dashur kështu të japë edhe mesazhe të forta për komunitetin dhe kryesisht të rinjve sa i përket rolit të sportit në shoqëri.
Kjo Maratonë ka një rëndësi të veçantë për Grupin SIGAL, pasi përveç mbështetjes financiare për evente të tilla, nxit te stafi dhe klientët e tij një jetesë të shëndetshme, ashtu siç është edhe sllogani i kompanisë “Jetojmë më mirë së Bashku”.
Për këtë arsye, përveç Maratonës së Tiranës, SIGAL UNIQA është gjithmonë në mbështetje rë evenimenteve me karakter sportiv, social e kulturor, nën frymën e një prej shtyllave kryesore të kompanisë, “Përgjegjësisë Sociale” dhe nën kujdesin e veçantë të vetë presidentit të Grupit, z. Avni Ponari.