Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Vlorë-Orikum.
Një 53-vjeçar, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.
“Sot, rreth orës 08:40, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, shtetasi K. M., 53 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Kama”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje”, thuhet në njoftimin paraprak të Policisë së Shtetit.
LEXO EDHE: Aksidentet/ 200 pacientë në ditë paraqiten në Spitalin e Traumës