Një video e marrë nga kamerat e sigurisë shfaq një vjedhje si në filma që ka ndodhur në një qendër tregtare në Shkup.
Nga pamjet duken katër persona të maskuar dhe me armë përpiqen të hapin bankomatin. Kur e shohin që nuk po funksionon, u vendosin eksploziv dhe i shkatërrojnë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit në një vend që zakonisht është tejet i frekuentuar në orët e ditës.
Ende nuk është bërë e ditur se sa para janë vjedhur, ndërsa policia thotë se po punon për kapjen e autorëve.