8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetViti 2023, më i ngrohti në histori

Viti 2023, më i ngrohti në histori

Viti i ardhshëm do të jetë më i ngrohtë se dhe një nga më të nxehtit në histori.

Zyra Metologjike e Mbretërisë së Bashkuar parashikon se 2023 do të jetë viti i 10 kur temperatura globale nuk pritet të ulet në kufirin 1 gradë Celsius.

Temperaturat në vitin 2023 parashikohen të jenë midis 1.08 C dhe 1.32 C mbi mesataren para-industriale.

Por tre vitet e fundit janë ndikuar nga një model tjetër moti i quajtur “La Niña”, duke rritur ndjeshëm temperaturat për shkak se fenomoni zgjati shumë në kohë. Provat shkencore tregojnë se ndryshimi i klimës po rrit temperaturën globale.

Qeveritë në mbarë botën kanë premtuar të ulin emetimet për të mbajtur rritjen e temperaturës nën 1.5C për të shmangur efektet më të këqija të ndryshimeve klimatike. Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1C në krahasim me periudhën para Revolucionit Industrial në 1750-1900 kur njerëzit filluan të djegin sasi të mëdha të lëndëve djegëse fosile, duke lëshuar gazra në atmosferë.

Viti më i ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve në 1850 ishte viti 2016, kur meteorologët thanë se fenomeni i motit i njohur si El Niño rriti temperaturat globale.  Në vitin 2022, rekordet e temperaturës u thyen në shumë pjesë të botës, duke përfshirë në Mbretërinë e Bashkuar që regjistroi mbi 40C .

Zjarret shkatërruese goditën pjesë të Evropës dhe Australisë të lidhura me motin e nxehtë ndërsa Pakistani dhe India regjistruan temperatura deri në 50 gradë Celsius ndërsa disa muaj më vonë përmbytje shkatërruese me mijëra viktima.

Sipas ekspertëve, rritja e mëtejshme e temperaturave parashikohet të çojë në efekte shkatërruese për njerëzit dhe natyrën, duke përfshirë më shumë thatësirë, shkretëtirëzim dhe sëmundje të lidhura me nxehtësinë.

LEXO EDHENdryshimet globale riformësojnë peisazhin e risqeve / Rritet nevoja dhe kërkesa për sigurimet inxhinierike, të pasurisë, përgjegjësive dhe bujqësisë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat