11.5 C
Tirana
Tuesday, December 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVirozat dhe sëmundjet, ISHP: Dominon Covid-19, vijojnë infektimet nga "Ethet e Nilit"

Virozat dhe sëmundjet, ISHP: Dominon Covid-19, vijojnë infektimet nga “Ethet e Nilit”

I nxehti i pazakontë i verës shtoi problemet shëndetësore në popullatë.

 

Virozat klasike të stinës së nxehtë këtë vit u raportuan nga çdo grupmoshë ndërsa temperaturat e larta shënuan rritje të urgjencave kryesisht në shërbimin e kardiologjisë dhe të neurologjisë.

 

Për ekspertët e shëndetit publik karakteristikë e kësaj vere ishte qarkullimi i Covid-19 i cili dominoi ndaj virozave të tjera e në shumë raste edhe në mbivendosje me to.

 

Pas më shumëse një dekade këtë verë u rikthye sëmundja e “Etheve te Nilit”. Ajo transmetohet tek njerëzit nga mushkonjat të cilat më herët kanë pickuar kafshë dhe shpendë të prekura nga ky virus.

 

Pas raportimi të 17 rasteve të para me “Ethet e Nilit” dhe 3 viktimave gjatë muajit korrik, Ministria e Shëndetësisë vendosi të mos raportojë më shifrat e të prekurve për shkak të ndikimit në sezonin turistik.

 

Ndërkohë, drejtues të ISHP pohojnë për A2 se vijojnë infektimet, por edhe shtrime në spital.

 

Instituti i Shëndetit Publik i bën thirrje bashkive për të vijuar dezinsektimin ndaj mushkonjave.

 

Mbi 70 raste mësohet se janë konfirmuar deri tani në të gjithë vendin dhe hartës së infektimeve i është shtuar Tirana e Vlora, krahas Lushnjes, Fierit, Elbasanit dhe Kurbinit.

 

LEXO EDHE: “Kartat e Kujdesit Shëndetësor” nga SIGAL UNIQA, mbrojtje dhe mirëqënie për të gjithë familjen

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat