14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetViktima dhe qindra të plagosur nga tërmeti me magnitudë 6.4 në Turqi

Viktima dhe qindra të plagosur nga tërmeti me magnitudë 6.4 në Turqi

Disa persona humbën jetën në tërmetet e reja me magnitudë 6.4 dhe 5.8 që goditën provincën e Hatay të Turqisë në kufirin me Sirinë.

Kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, duke nënvizuar se qindra persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital, ndërkohë që vijojnë operacionet e kërkimit në tre ndërtesa të shembura.

Mes viktimave është një grua e vrarë nga shembja e një blloku betoni që i ra në kokë në qytetin e Samandag. Të lënduar janë shënuar edhe në Siri, në Alepo dhe Idlib.

Menjëherë nisën evakuimet edhe nga spitalet në të gjithë provincën e prekur, ndërsa u lëshua edhe një paralajmërim për cunami.

Evakuimet u shkaktuan menjëherë , madje edhe nga spitalet, në të gjithë provincën e prekur, ndërsa paralajmërimi për cunami u lëshua pak minuta pas lëkundjeve, më pas u kthye. Epiqendra e goditjes më të fortë, prej 6.4, ndodhi midis Samandag, një qytet bregdetar pranë kufirit me Sirinë dhe Defne. Tërmeti është ndjerë jo vetëm në provincat fqinje siriane, por edhe në Qipro, Liban, Irak, Palestinë, Izrael dhe Egjipt.

LEXO EDHE“Kursejmë” 30 lekë në ditë për të qenë çdo ditë në lojë për të humbur shtëpinë. Guxim, budallallëk apo padije?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat