Sindikata e punonjësve të arsimit të lartë ka lajmëruar se nesër do të mbahet një protestë kombëtare.
Protesta do të mbahet pranë korpusit universitar, tek Politekniku.
“Sindikata deklaron vijimin e protestave në mbështetje të peticionit 30 gusht 2022.
Nesër do të zhvillohet protestë kombëtare, përpara korpusit qendror ku do të marrin pjesë të gjitha universitetet publike në rang kombëtar. Ftojmë edhe studentët të bëhen pjesë“, tha Ardian Isufi.
Prej ditësh tashmë pedagogët në mbarë vendin kanë bojkotuar procesin mësimor, duke kërkuar rritje të pagave dhe rishikim të sistemit financiar për arsimin, i shkaktuar nga rritja e inflacionit në vend.