Një ndërtesë pesëkatëshe është shembur në qytetin spanjoll Teruel (Komuniteti Autonom i Aragonit).
Banorët e 21 apartamenteve të ndërtesës pesëkatëshe u evakuuan para shembjes së plotë të saj, thuhet në raport. Nga ngjarja raportohet se nuk ka persona të lënduar. Nuk dihen ende arsyet e ngjarjes.
Megjithatë, sipas gazetës “El Espanol”, gjithçka tregon se ndërtesa u shemb për shkak të një stuhie që shpërtheu në qytet ditët e fundit.
Así ha quedado la zona pic.twitter.com/VexcBjNdf7
— Borja Rodrigo (@Borjarodrigo) June 13, 2023