15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ Shpërthen bombola e gazit në Berat, dëme të mëdha materiale. Domosdoshmëria...

VIDEO/ Shpërthen bombola e gazit në Berat, dëme të mëdha materiale. Domosdoshmëria e sigurimit të banesave

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në një banesë në fshatin Orizaj në Berat.

Bombola e gazit ndodhej në një dhomë të vogël përbri banesës ndërsa pas shpërthimit flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi.

Si pasojë e zjarri dhoma ku ndodhej bombola e gazit është shkrumbuar totalisht, ndërkohë që dëme materiale janë shkaktuar edhe në një nga dhomat që ndodhej pranë saj.

Fatmirësisht asnjë nga pjesëtarët e familjes nuk ka pësuar lëndime.

Domosdoshmëria e sigurimit të banesave

Jeta, shëndeti dhe prona janë asetet tona më të çmuara dhe themelet tona. Të kesh një sigurim për banesën apo apartamentin do të thotë se, ju do të keni një rrjetë sigurie për t’ju mbrojtur nëse rast se ndodh diçka e papritur, qofshin këto dëmtime të vetë pronës suaj, por edhe të përgjegjësive tuaja ndaj palëve të treta.

Sigurimi nga zjarri është ndoshta një nga sigurimet që i shërben gamës më të gjerë të shërbimeve të sigurimit.

Ai është një shërbim sigurimi që mund të preferohet për shtëpinë, vendin e punës, magazinë, zona të brendshme dhe të jashtme ose çdo vend që mund të mendoni.

Çfarë mbulon?

Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh.

Këto përfshijnë zjarre të shkaktuara nga:

Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);

Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);

Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt, zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;

Zjarri i ardhur nga fqinji.

Siguruesi mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit.

Por nëse më parë do të duhej të shkoje në një zyrë SIGAL për të blerë sigurimin e shtëpisë, pronës apo biznesit, sot kushdo mund ta bëjë atë nga celulari apo latopi, pa qenë nevoja të paraqitet fizikisht.

Nuk ka rëndësi ku jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe. Mjafton të hyni në sigal.com.al  dhe mund të blini Sigurimin e Pronës suaj. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt.

Çmimi? Duke filluar nga vetëm 5,000 lekë në vit.

Sigurohu dhe jeto i sigurt.

LEXO EDHE: Pagoi 300 euro, u dëmshpërblye me 30 mijë euro/ SIGAL UNIQA i përgjigjet në kohë qytetarit në Durrës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat