Emocione të mëdha pushtuan “Air Albania” pak minuta para nisjes së ndeshjes kualifikuese të Euro 2024 mes Shqipërisë dhe Çekisë.
Shkak u bë performanca drithëruese e Shkurte Fejzës, me këngën patriotike “Mora Fjalë”.
Ashtu siç u konfirmua gjatë orëve të pasdites, Fejza zbriti në impiantin gjigand me mikrofonin në dorë, ndërsa në tribuna shumë prej tifozëve mbajtën dorën në zemër për shumë se 4 minuta.
Kënga “Mora Fjalë” mbart një nga tekstet më emocionuese që kanë të bëjnë me sakrificën e heronjve tanë.