Një grua dhe djali i saj, 5-vjeçar humbën jetën si pasojë e përmbytjeve të mëdha në Pejë.
Policia e Kosovës konfirmoi se pas vdekjes së 5-vjeçarit, në lagjen “Asllan Qeshme”, u gjet e vdekur edhe nëna e tij, e cila ishte shpallur e zhdukur.
Gjithashtu edhe në lagjen “Fidanishte” dy persona janë dërguar në spital si pasojë e lëndimeve të marra.
LEXO EDHE: Cili siguracion e mbron makinën edhe nga fatkeqësitë natyrore?
“Në 6 vitet e fundit ndryshimet klimatike janë bërë një fenomen i prekshëm në Shqipëri!
Temperatura mesatare është rritur dhe sasia e reshjeve është rritur”, do të shprehej në një intervistë Petrit Zorba, drejtori i Institutit të Gjeoshkencave.
Pse duhet të sigurohemi?
Me rritjen e temperaturave Shqipëria është më shumë e ekspozuar ndaj katasrofave natyrore. Rastet e përmbytjeve apo zjarreve kanë qenë kryefjala e viteve të fundit. Me rastin e rritjes së temperaturave këto katasrofa mund të jenë fatale për shqiptarët.
Ende nivel i ulët sigurimi
Sipas publikimeve të Autoriteteve Mbikqyrëse në Shqipëri dhe Kosovë rezulton se pavarësisht ngjarjeve të shpeshta të ndodhura sërish jemi indiferentë ndaj fatkeqësive natyrore.
Sigururimi i pronës, biznesit, makinës, shëndetit dhe jetës është i rëndësishëm për shqiptarët pasi përballja me katastrofa të tilla natyrore i lë ata në qiell të hapur.
LEXO EDHE: Ofertë që nuk duhet humbur/ Me vetëm një “Like” në Facebook, 10% ulje në Sigurimin e Shtëpisë