Një zjarr shpërtheu në orët e para të së hënës në një ndërtesë 35-katëshe në Dubai, e cila ndodhet pranë Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë.
Sipas mediave ndërkombëtare, zjarri tani është shuar, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
Ndërtesa që mori flakë quhet “8 Boulevard Walk” dhe është një nga rrokaqiejt e “Emaar”, kompania kryesore e ndërtimit, e mbështetur edhe nga qeveria e emiratit.
Policia e Dubait dhe agjencia e çështjeve civile nuk ka dhënë ende një përgjigje zyrtare për ngjarjen.
Sipas Associated Press, një seri zjarresh në ndërtesat e larta në Dubai në vitet e fundit kanë ngritur pyetje në lidhje me sigurinë e materialeve ndërtimore dhe izoluese të përdorura në vend.
LEXO EDHE: VIDEO/ A është shtëpia juaj e mbrojtur nga zjarri, tërmeti apo përmbytja?