Teka ishte duke mbyllur puntatën e djeshme të emisionit “Fiks Fare” në Top Channel, një prej moderatorëve, Dori, mori lajmin se automjeti i tij ishte aksidentuar teksa kishte qenë në parkim.
Sigurisht që Dori u mërzit shumë, gjë që nuk zgjati për shumë kohë pasi kolegu i tij, Devi, i dha një ide brilante: sigurimin KASKO nga SIGAL UNIQA, i cili ju paguan çdo dëm, edhe kur jeni ju fajtori.
Nëse humbni kontrollin e automjetit tuaj dhe i shkaktoni dëme ose lëndime dikujt tjetër, sigurimi i makinës që ju kërkon polici në rrugë (TPL) mbulon vetëm koston materiale dhe mjekësore të personave që ndodhen në makinën me të cilin ju jeni përplasur, por nuk mbulon shpenzimet tuaja për të cilat duhet të fusni dorën në xhep.
Për këtë arsye, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria ofron SIGURACIONIN KASKO, i cili siguron automjetin tuaj nga çdo fatkeqësi e paparashikuar, pak rëndësi nëse jeni apo jo ju fajtori.
Çfarë mbulon ky siguracion:
- Dëmtime Aksidentale
Përplasja me një objekt fiks ose të lëvizshëm. Dalja nga rruga apo përmbysja e mjetit.
- Thyerja e xhamave
- Zjarr, Rrufe, Eksplozion
- Katastrofat Natyrore
- Vjedhja ose vjedhja e pjesshme
- Dëmtim në parkim nga mjet tjetër
- Dëmtimi nga akte keqdashëse
Por sa serioze dhe korrekte një kompani sigurimi kuptohet nga dëmet që paguan dhe SIGAL UNIQA Group Austria është krenare të thotë se është lidere në këtë drejtim.
Raportet e AMF e rëndisin SIGAL UNIQA-n, kompaninë e sigurimeve me më shumë dëme të paguara se çdo kompani tjetër në treg.
Mos harroni! SIGAL UNIQA Group Austria vjen edhe me një ofertë me rastin e 23-vjetorit të themelimit.
Kushdo që sjell një mik në SIGAL UNIQA, përfiton 23% ulje në Siguracionin KASKO të automjetit të tij, ndërsa kush sjell dy ose më shumë miq përfiton 30% ulje.
LEXO EDHE: “Miqësi e mirë, KASKO më lirë”/ Oferta nga SIGAL që nuk duhet humbur
Gjatë vitit 2021, SIGAL UNIQA, vetëm për SIGURIMIN KASKO ka paguar mbi 1.7 miliardë Lekë dëme me një mesatare dëmi prej 1.4 milionë Lekësh.
Riparime në servise të specializuara janë paguar rreth 1.2 miliardë Lekë, ndërsa pagesa të drejtpërdrejta te klienti mbi 640 milionë Lekë.
Me Sigurimin KASKO nga SIGAL UNIQA, makina juaj në duar të sigurta
LEXO EDHE: Siguracioni që duam/ Shqiptarët i besojnë automjetin SIGAL UNIQA-s, dëme të paguara si asnjë tjetër
Për më shumë informacion: