Tre njerëz kanë vdekur pas tërmetit 6.4 shkallë të Rihterit që ka goditur të hënën jugun e Turqisë.
Më shumë se 680 njerëz janë plagosur në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmetit të mbrëmjes së djeshme
Thellësia e këtij tërmeti ka qenë vetëm dy kilometra, sipas Qendrës Evropiane Sizmologjike.
Ky tërmet vjen dy javë pas dy tërmeteve mbi 7 shkallë të Rihterit që kanë lënë të vdekur mbi 44 mijë njerëz në Turqi dhe Siri.
Më poshtë gjeni dy video nga momenti i lëkundjeve të tokës:
menti