Një automjet përfundoi në oborrin e një banese private në Tiranë ditën e djeshme, ndërsa Policia Rrugore njofton se në lidhje me këtë ngjarje ka arrestuar shoferin.
Sipas hetimeve ka rezultuar se ai ka qenë me shpejtësi, pavarësisht se lëvizte në qendër të banuar, duke humbur më pas edhe kontrollin e mjetit.
Si pasojë është futur brenda rrethimit të brendshëm të një banese private ku fatmirësht nuk ka patur dëme në njerëz.
Por nuk mbaron me kaq.
Policia bën me dije se shoferi ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore që i bënin punonjësit dhe ër këtë arsye iu bë një test dhe rezultoi se ishte nën efektin e drogës si dhe në gjendje të dehur.
“Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, njoftoi policia.
ÇFARË NDODH ME DËMET E SHKAKTUARA? ÇFARË MBULON SIGURIMI I DETYRUESHËM I MJETIT MOTORIK, TPL?
Sigurimi i detyrueshëm i automjetit mbulon dëmet qe i shkaktohen palëve të treta gjatë përdorimit te mjetit motorrik me pasojë dëmtime të pronës, dëmtime trupore dhe përkeqësimin e shëndetit dhe humbjen e jetës.
Sigurimi mbulon edhe dëmet ndaj personit dhe pronës qe mund tu shkaktohen këmbësorëve, çiklistëve dhe personave të tjetë që lëvizin në rruge, vete strukturave te rrugës dhe pasurive përreth si psh banesa, dyqanet etj).
LIMITET E PËRGJEGJËSISË
Sigurimi TPL është sigurim përgjegjësie dhe sigurim solidar, që ka për qëllim që të paguajë dëmet që shkaktohen të tretëve nga pakujdesia e drejtuesit të mjetit ose problemet në rrugë.
Duhet dalë e qartë se çfarë rrezikohet nga mungesa e një sigurimi TPL. Gjoba që vendoset nga policia është gjëja më minimale që mund të ndodhë në rast mospajisje me TPL.
Për një autoveturë, pronari/drejtuesi i mjetit rrezikon deri në 55 milionë lekë të reja pagesë dëmesh, që do ti kërkohen nga kompania përgjegjëse e sigurimit që ka paguar të demtuarit.
Për një furgon apo autobus për transport pasagjerësh, rrezikon deri në 150 milionë lekë pagesë dëmesh.
Për kamionë që tranportojnë lënddë të rrezikshme, rrezikon deri në 200 milionë lekë pagesë dëmesh.
NË CILAT RASTE KONTRATA E SIGURIMIT TE DETYRUESHËM NUK MBULON TË SIGURUARIN?
TPL nuk mbulon dëmet kur drejtuesi nuk ka patentën e duhur për mjetin që po drejton. Për shembull, nëse me Patentë të Klasit B drejton një autobus. Kjo i jep të drejtën shoqërisë të sigurimit pasi ka paguar dëmin ndaj palës të tretë të dëmtuar ti drejtohet shkaktarit të dëmit për kthimin e shumës dëmit të paguar plus interesa e shpenzime.
E njëjta gjë ndodh, kur drejtuesi i mjetit drejton mjetin nën ndikimin e alkolit, lëndëve narkotike apo psikoaktive, në momentin e aksidentit, është pa leje drejtimi (patentë), përdor mjetin jo sipas destinacionit të tij, shkakton dëmin qëllimisht, aksidenti ndodh për shkak të defekteve teknike të mjetit, për të cilat drejtuesi ka qenë në dijeni.
Në rast të humbjes së të drejtave që rrjedhin nga kontrata MTPL, siguruesi që ka paguar palën e dëmtuar legjitimohet që ti kërkojë shkaktarit (pronarit/drejtuesit përgjegjës) të gjithë vlerën e dëmshpërblimit të paguar.