6.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ Çahet soleta e pallatit në ndërtim në Tiranë, plagoset punëtori

VIDEO/ Çahet soleta e pallatit në ndërtim në Tiranë, plagoset punëtori

Një përson është plagosur gjatë ditës së sotme pasi, sipas policisë, dyshohet se ka rënë në lartësia ku punonte

Ndërkohë burimet shpjegojnë se plagosja e tij ka ardhur si pasojë e shembjes se soletës në një pallat që po ndertohet në Kashar.

 

Ndërtimi po shndërrohet vit pas viti në një ndër sektorët më me peshë në ekonominë shqiptare, duke thithur një pjesë të konsiderueshme të burimeve financiare të lira. Por ky sektor ka gjithashtu edhe risqet e veta.

Për të ndarë këtë risk ju nevojitet një partner të cilin mund ta gjeni vetëm tek SIGAL UNIQA Group Austria, e cila është e gatshme të jetë e vëmendshme kundrejt detajeve dhe eventeve të paparashikuara, në mënyrë që ju të ecni përpara për plotësimin dhe arritjen në kohë të realizimit të projekteve tuaja.

ÇFARË OFRON SIGAL UNIQA Group Austria

Sigurimi i të gjitha rreziqeve në ndërtim (Constructors’ All Risk)

Ky produkt është për të gjithë ndërtuesit e pallateve, fabrikave, uzinave, aeroporteve, urave, autostradave.

Polica e sigurimit ofron mbulimin në sigurim nga të gjitha rreziqet për fazën e ndërtimit të objekteve dhe gjithashtu edhe për një afat garancie pas përfundimit të punimeve.

Mbulimi përfshin si dëmet e pësuara nga i siguruari (kontraktuesi apo nënkontraktuesi i punimeve), ashtu edhe dëmet që i siguruari mund t’i shkaktojë të tretëve.

Sa kushton ky sigurim?

Primet për këtë sigurim variojnë nga 0,05% deri në 0,6% e shumës së siguruar, në varësi të llojit të objektit, natyra e objektit dhe kushtet e ndërtimit, vlera e punimeve të kontraktuara dhe makinerive të punës, limiti i përgjegjësisë si dhe nga kohëzgjatja e ndërtimit dhe afatit të garancisë.

Sigurimi i të Gjitha Rreziqeve Në Montim (Erection All Risk)

Nëpërmjet kësaj police sigurimi SIGAL UNIQA merr përsipër të paguajë për dëmtimet e punimeve në të gjitha fazat e montimit të makinerive dhe pajisjeve në objektet industriale.

Gjithashtu, SIGAL paguan edhe për dëmtimet ndaj palëve të treta, si për ato trupore ashtu dhe për ato pasurore, gjithashtu dhe shpenzimet për pastrimin e mbeturinave që shkaktohen nga ndodhja e një rasti sigurimi.

Sa kushton ky sigurim?

Primet për këtë sigurim variojnë nga 0,1% e shumës së siguruar deri në 0,5% e shumës së siguruar, në varësi montimeve që do të kryhen.

Sigurimi i Përgjegjësisë Publike

Ky sigurim mbulon përgjegjësinë ligjore të të siguruarit në lidhje me dëmet që u shkaktohen palëve të treta nga ngjarja e sigurimit e ndodhur gjatë periudhës së sigurimit të përcaktuar në formularin e policës dhe që përfshin:

  1. Dëmtimet trupore: vdekja, plagosja, humbja e aftësisë për punë, të një ose disa personave;
  2. Dëmet pasurore: dëmi fizik ose shkatërrimi i pasurisë së prekshme që nuk është në pronësi ose posedim të të siguruarit.

Sa kushton?

Tarifat për këtë lloj sigurimi janë në varësi të veprimtarisë, procesit të punës, qarkullimit, kufijve të dëmshpërblimit por mesatarisht aplikohet nje tarife nga 0,1% deri ne 0,35% e limitit të përgjegjësisë.

Sigurimi i Përgjegjësisë Punëdhënësit

Punëdhënësi mund të detyrohet të kompensojë punonjësin e dëmtuar ose trashëgimtarët e tij në rast vdekje, për një lëndim aksidental që shkaktohet në orar të punës.

Sa kushton?

Tarifat për këtë sigurim variojnë duke filluar nga 0,25% – 0,35% e shumës totale të pagave gjatë një viti.

LEXO EDHE: Rast i përsëritur/ Aksident në punë, ndërron jetë 30-vjeçari në Shijak. Ende nuk je siguruar?!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat