-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ Breshëri në Leskovik shkatërron të mbjellat! Të kthejmë sytë nga sigurimet

VIDEO/ Breshëri në Leskovik shkatërron të mbjellat! Të kthejmë sytë nga sigurimet

Reshjet e shumta të shiut, të shoqëruar edhe me breshër, kanë shkaktuar jo pak dëme në dy fshatra të Leskovikut. Konkretisht Gërmenj dhe Shelegur.

Breshëri ka shkaktuar dëme të shumta në drufrutore dhe kultura bujqësore, kryesisht në qershi dhe kumbull.

Mot i paqëndrueshëm pritet të jetë gjatë gjithë javës në zona të ndryshme të juglindjes së vendit, ku temperaturat do të shkojnë deri në 5 gradë celsius.

LEXO EDHE: Shqipëria e rrezikuar, bujqësia e pasiguruar / Ponari: Kompanitë e sigurimeve në Shqipëri, të standarteve evropiane. Të gatshme të marrin përsipër rreziqet

SIGURIMI I BUJQËSISË, A MUND TË BËHET DHE SI?

Vazhdimisht, për shkak edhe të ndryshimeve klimatike, fermerë në zona të ndryshme të vendit janë përballur me dëme të mëdha ekonomike si pasojë e stuhive të erës, shiut apo breshërit.

E kur nuk janë këto fenomene, janë përmbytjet, ngricat, thatësirat apo zjarret.

Arsyeja pse fermerët shqiptarë janë veçanërisht të ekspozuar ndaj dëmit ekonomik është mungesa, thuajse totale, e sigurimeve në bujqësi.

Bujqësia, si një sektor me rrezik shumë të madh, është e ekspozuar ndaj faktorit natyror dhe faktorëve të tjerë, si sëmundje, parazitë, që e bëjnë këtë sektor shumë të brishtë dhe të ndjeshëm.

Nëse ndodh një përmbytje, thatësirë, ngricë, etj., dëmi mund të jetë shumë i madh. Duke qenë sektor me rrezik të lartë, edhe primi i sigurimit duhet të jetë i lartë. Kjo nuk është përvoja jonë, por kjo është përvoja e të gjitha vendeve të tjera, që operojnë me sigurimet në bujqësi.

Sipas informacioneve nga shtetet e tjera, primi i sigurimeve në bujqësi shkon midis 3% dhe 8% e vlerës së dëmit të mbuluar. Ky prim është shumë më i lartë krahasuar me sektorët e tjerë të sigurimit. Me kosto kaq të larta, fermerët është e vështirë të sigurohen vullnetarisht, ndaj ky treg është pothuajse 0.

Përveç kësaj, primi është i lidhur shumë edhe me numrat. Sa më shumë fermerë të jenë të siguruar, aq më shumë do të ulet primi.

Pa harruar edhe ndihmës që mund të jape shteti. Nëse do të ketë subvencionim dhe do të rritet vëmendja, tregu i sigurimeve është gati për t’u bërë pjesë këtyre skemave dhe për të gjetur risigurues të leverdishëm.

Një tjetër problem është fakti se, politikat vazhdojnë të ushqejnë mentalitetin që në rast fatkeqësie, paguan shteti. Kjo nuk është e drejtë moralisht, sepse barra bie mbi taksapaguesit, por edhe jep një mesazh të gabuar, duke mos nxitur krijimin e një kulture sigurimi.

Pra, fillimisht duhet thyer koncepti që shteti mendon për të gjitha, por njëkohësisht duhet nxitur edhe kultura e sigurimit, përmes subvencionimit të primit.

Sigurimet në bujqësi, përvoja e huaj

Tregjet e sigurimeve bujqësore kanë zhvillime të rëndësishme në mbarë botën si rezultat i influencës së shumë faktorëve ndër të cilët përmendim rritjen e kërkesës për prodhime bujqësore, nevojat për mbështetjen e sektorit të bujqësisë, politikat e zhvillimit dhe të ndikimit të konkurrencës.

Tregjet e sigurimeve bujqësore janë institucione specifike që mbështesin mbrojtjen nga rreziqet. Por sektori bujqësor asnjëherë s’ka mbetur edhe pa vëzhgimin dhe influencën e politikave publike për ta mbështetur me instrumente nxitës dhe politika zhvillimi.

Gjeografikisht nivelin e primeve më të mëdha e zënë SHBA dhe Kanadaja me 62%, vendet aziatike 18%, vendet europiane 17%, vendet e Amerikës Latine 2%, vendet afrikane 1% si dhe Australia dhe Zelanda e Re 1%.

Vetëm në Indi gjenden 28 milionë ekonomi bujqësore të siguruara.

Ndër programet e para siguruese në eksperiencat e vendeve të përparuara dallohet krijimi “Federal Crop Insurance Corporation” në SHBA, në vitin 1938.

Një promotor me tradita ndër më të hershmet në fushën e sigurimeve janë vendet e BE, ku spikasin eksperiencat e Francës, Italisë, Spanjës etj. Treguesit evidentojnë se rreth 69% të fermerëve gjermanë përdorin sigurimin e korrjeve, po kështu edhe 59% e fermerëve spanjollë.

Kontributi i bujqësisë në prodhimin e brendshëm bruto

Shqipëria mbetet vendi me peshën më të lartë të bujqësisë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në Europë dhe gati sa dyfishi i rajonit.

Në Maqedoninë e Veriut, bujqësia zë 10.2% të peshës në totalin e PBB-së; në Bosnjë, vetëm 7.8% të PBB-së; në Serbi zë 9.7%. Në vendet e zhvilluara të BE, bujqësia zë rreth 2% të PBB-së.

ÇFARË OFRON SIGAL UNIQA?

SIGAL UNIQA është e vetmja kompani sigurimi në Shqipëri që ofron Sigurimin e Bujqësisë dhe Blegtorisë dhe nëse fermat janë të certifikuara me “GLOBAL G.A.P” atëherë tek SIGAL UNIQA do të gjeni çmime 50% më të ulta në krahasim me rrezikun që kompania e sigurimit merr përsipër.

Certifikimi Global G.A.P (Good Agricultural Practice) në bujqësi është një standard ndërkombëtar për praktikat e mira bujqësore.

Ky certifikim siguron se fermerët dhe prodhuesit e ushqimit ndjekin standarde të larta në prodhimin e ushqimit, duke përfshirë mënyrat e prodhimit, trajtimin e bimëve dhe kafshëve, menaxhimin e ujit dhe mbetjeve, si dhe aspektet sociale dhe mjedisore të prodhimit.

“Global G.A.P” është një mjet për të siguruar që ushqimi është prodhuar me kujdes dhe në përputhje me kërkesat e tregut ndërkombëtar duke ndihmuar prodhuesit të hyjnë në tregjet ndërkombëtare, duke treguar se prodhimi i tyre është i sigurt dhe i cilësisë së lartë.

Mbroni punën dhe pasurinë tuaj duke u siguruar!

Merrni një ofertë tani duke shkruar në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat