Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd mëngjesin e sotëm, ku një automjet tip ML ka rënë në lumin Shkumbin.
Mësohet se një automjet tjetër po devijonte gurët në rrugë dhe u përplas me makinën tip ML që humbi kontrollin dhe ra në lumin Shkumbin.
Nga aksidenti që ndodhi në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”, deri më tani janë konfirmuar 3 viktima, burrë e grua dhe një tjetër prej pasagjerëve, ndërsa tre persona të tjerë janë të plagosur dhe janë në gjendje të rëndë për jetën.
Një prej tyre është një fëmijë që ndodhet në gjendje kome në spitalin e Traumës në Tiranë.
Familja që ndodhej në automjet është nga Kukësi.
Viktimat mësohen se janë Elmi 53 vjeç dhe Elona Keqa 35-vjeçe. Bashkë me ta viktimë në këtë aksident mbeti edhe Elis Sulmataj 18-vjeç.
Në pamjet e Top Channel duket se vijon rënia e gurëve të mëdhenj që po shkakton probleme në qarkullimin e mjeteve, të cilat duket se po lëvizin me kujdes dhe ngadalë për të shmangur një tjetër aksident.