Prej orës 20:45, sytë e të gjithë shqiptarëve do të jenë në “Air Albania” ku do të luhet sfida mes Shqipërisë dhe Çekisë.
Për ta bërë edhe më speciale këtë mbrëmje, DigitAlb ka shpërndarë 22 mijë qeleshe (Plisa) në të gjithë vendet e stadiumit për të krijuar një dekor unik dhe spektakolar të tifozerisë fantastike shqiptare në shkallët e “Air Albania”.
Është padyshim sfida më e rëndësishme e kombëtares shqiptare që nga “France 2016”, si kurrë më parë, pak nga fundi i një faze kualifikuese jemi kryesues të grupit, dhe një fitore na mban udhëheqës deri në nëntor, por mbi të gjitha një trepikësh ndaj Çekisë do të thotë praktikisht kualifikim në “Euro 2024”, që zhvillohet në Gjermani.
Një Shqipëri të tillë me 4 ndeshje pa humbje, 3 fitore dhe një barazim në një fazë kualifikuese, që luan emocionon, dhe shënon nuk e kemi parë kurrë. Ndaj shpresojmë shumë që mbrëmja e sotme të jetë një mbrëmje feste për shqiptarët kudo ndodhen.
LEXO EDHE: “Një nga partnerët tanë më besnikë”/ SIGAL UNIQA vlerësohet nga Federata Shqiptare e Futbollit