Vetëm një në 35 mijë të punësuar në vend derdh diçka nga rroga e vetë në skemat private të pensioneve.
Të dhënat tregojnë se nga mbi 1.3 milionë të punësuar, numri i kontribuuesve vullnetarë në fund të shtatorit ishte 38,001. Tënë ndryshe 2.9% e totalit.
“Do të duhej në fakt që ne të kishim 20-30% të të punësuarve kontribuues. Jemi në nivele shumë të ulëta. Duhet menduar si diçka e nevojshme, veçanërisht për ata që duan të jetojnë me dinjitet“, thotë për A2 CNN Elvis Ponari, CEO i “SIGAL Pension” dhe kryetar i Shoqatës së Siguruesve të Jetës dhe Pensioneve.
Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se nga dhjetori i shkuar e deri në shtator të këtij viti, numri i kontribuuesve u rrit me vetëm 1,483 individë të rinj.
Thënë ndryshe, skemës iu shtuan çdo muaj, rreth 210 vetë.
“Qasja, ose.. njerëzit nuk po futen në fondet e pensionit. Nuk po anëtarësohen megjithëse të gjitha procedurat janë falas. Madje mund të anëtarësohesh e të mos depozitosh para. Të gjitha pagesat bëhen me bankë“, sqaron Ponari.
Në fund të shtatorit, vlera e parave të investuara nga qytetarët nëse mat vullnetare të pensioneve private përllogaritet në 6.5 miliardë lekë.
Në raport me fund-vitin e shkuar, asetet janë zgjeruar me 800 milionë lekë apo 14%.
Në një kohë që qytetarët vijojnë të jenë skeptikë, përfaqësues të tregut të sigurimeve thonë se numri i kontribuuesve dhe vlera e aseteve do të rriteshin vetëm miratimin e skemës me detyrim, privat-shtet.
LEXO EDHE: Skema e pensioneve në rrezik/ Eksperti Hasa: Tri çështje kryesore, që kërkojnë zgjidhje