Varianti “Delta” po ndikon në rritjen e ndjeshme të rasteve pozitive me koronavirus në vend. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit ndërruan jetë 3 persona nga koronavirusi, ndërsa u konfirmuan 888 raste pozitive duke rritur gjithashtu edhe numrin e të shtruarve në spitale.
Të vdekurit janë një 40 vjeçar nga Shkodra, një 77 vjeçar nga Tirana dhe një 84 vjeçar nga Dibra. Të tre ishin të shtruar te spitali Infektiv.
Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 274 persona, ndërsa 91 të tjerë gjenden të shtruar në spital.
Por në një situatë të tillë, ku frika është rikthyer sërish mes njerëzve, çfarë ofron kompania më e madhe e sigurimeve në vend dhe rajon SIGAL UNIQA Group Austria?
Nëse ende nuk e keni blerë paketën e sigurimit AntiCOVID edhe nëse jeni të vaksinuar, mos qëndroni me frikë të paktën për kostot financiare që kjo situatë shëndetësore shkakton.
Çfarë mbulon ky sigurim?
a) Trajtime në spitale e klinika private brenda dhe jashtë vendit
b) 3 mijë lekë në ditë shpërblim në rast se shtrohesh në spital për COVID për një periudhë deri në 20 ditë
c) 2 mijë lekë në ditë shpërblim nëse kurohesh në shtëpi për COVID.
d) 20 mijë lekë shpenzime për ilaçet e nevojshme për kurimin nga virusi COVID të rekomanduara nga mjeku.
e) Shpenzimet per kryerjen e Tamponit
f) 1 milionë lekë në rast humbje jete
Maksimumi i ditëve të mbulimit: 14
Falë kombinimit me aplikacionin “Teleshëndet” ju nuk do të keni nevojë të shkoni në spital për tu konsultuar me mjekun, por do ta keni atë në telefon 24 orë dhe mund ta pyesni për çdo simptomë apo shqetësim që mund të keni si mund ti dërgoni online analizat apo ekzaminimet që mund të kryeni.
Në rast se nevojitet, mjeku mund t’ju rekomandojë edhe medikamentet nëpërmjet applikacionit Teleshëndet dhe kështu ju do të evitoni çdo kontakt me spitalet apo me mjekun apo farmacistin.
Sa kushton ky sigurim dhe si mund të blihet?
Ky sigurim kushton 50 lekë në ditë dhe mund të blihet online në https://sales.sigal.com.al/OnLineInsurancePolicy/SelfService/Shu/AntiCovid.aspx ose në të gjitha pikat e shitjes së SIGAL në çdo qytet të Shqipërisë, në Kosovë e Maqedoninë e Veriut.
Në rast se keni pyetje apo paqartësi mund edhe të na shkruani në numrin tonë në Whatsapp: 0686062829.
Ne jemi me ju dhe do bëjmë gjithçka për ta përballuar së bashku këtë betejë për jetën.