Një vajzë 11-vjeçare vdiq nga gripi i shpendëve në Kamboxhia, viktima e parë e këtij virusi në vend në vite. Kjo është bërë e ditur nga autoritetet shëndetësore.
OBSH ka bërë thirrje për “vigjilencë më të madhe”, ndërsa kujton se rreziku i transmetimit të virusit nga zogjtë te gjitarët është i ulët.
Vajza u sëmur më 16 shkurt me ethe, kollë dhe dhimbje të fytit dhe më vonë vdiq në spital, tha Departamenti i Kontrollit të Sëmundjeve të Transmetueshme të Kamboxhias.
Alarmi i OBSH-së Rezultatet e testit konfirmuan se vajza ishte “H5N1 pozitive”, virusi i gripit të shpendëve.
Sëmundja zakonisht përhapet nga zogjtë te njerëzit përmes kontaktit të drejtpërdrejtë.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila ditët e fundit tashmë kishte ngritur alarmin për një pandemi të mundshme globale, ka pasur më shumë se 450 raste fatale në mbarë botën që nga viti 2003.