5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVaksinimi COVID/ Detyrimi i disa kategorive s’përmirëson renditjen, Shqipëria nën mesataren e...

Vaksinimi COVID/ Detyrimi i disa kategorive s’përmirëson renditjen, Shqipëria nën mesataren e Europës

Pavarësisht ditëve të hapur të vaksinimit për COVID-19 dhe vendosjes së kushteve për paraqitjen e  testit PCR në mënyrë periodike për punonjësit e shëndetësisë, mësuesit dhe studentët, vendi ynë renditet nën mesataren europiane për doza të administruara për 100 banorë.

Sipas të dhënave të “Our World in Data”, të përditësuara në datën 7 shtator,  Shqipëria rezulton se ka kryer 53.58 doza për 100 banorë, ndërkohë që mesatarja e vendeve të Evropës regjistrohet në 101.78 doza për 100 banorë.

Sa i takon vendeve të Bashkimit Evropian, mesatarja rezulton të jetë 120.99 doza për 100 banorë, ndërsa sa i takon renditjes në vendet e rajonit, Shqipëria lihet pas nga Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas të dhënave, vetëm Kosova dhe Bosnje Hercegovina kanë realizuar më pak vaksinime se Shqipëria. Deri në datën 8 shtator, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë realizuar 1567313 doza të vaksinës për COVID-19, ndërkohë që përditësimi it ë dhënave për vaksinimet me të dyja dozat nuk është bërë që prej datës 3 shtator, ku raportohej se janë 655,594 qytetarë  që i kanë marrë të dyja dozat.

Në vendin tonë po aplikohen disa vaksina, ndërkohë që sipas Ministrisë së Shëndetësisë çdo qytetar mund ta kryejë vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar, duke u paraqitur me kartën e identitetit.

Gjithashtu, për ata që nuk kanë mundësi për shkak të gjendjes shëndetësore, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’ju dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 pa asnjë kufizim.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat