15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVaksinimi/ Çdo qytetar +18 vjeç nga sot mund të marrë dozën përforcuese

Vaksinimi/ Çdo qytetar +18 vjeç nga sot mund të marrë dozën përforcuese

Duke filluar nga sot, çdo qytetar 18 vjeç e lartë mund te marrë dozën përforcuese, njofton ministria e Shëndetësisë.

“Çdo shqiptar mbi 18-vjeç do të ketë mundësinë që të marrë dozën e tretë të vaksinës anti COVID duke filluar që nga dita e sotme. Kjo me kushtin që të kenë kaluar 6 muaj nga bërja e dozës së dytë.

Prej datës 1 nëntor të gjithë të moshuarit +60 vjeç kanë filluar të marrin dozën e tretë të vaksinës, ndërsa fëmijët 12-17 vjeç mund ta marrin vaksinës të shoqëruar me prindërit.

Nisur nga shqetësimi që ka krijuar varianti i ri i koronavirusit Omicron në Europë dhe botë, sot pritet të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për një analizë të situatës së Covid në vend.

Lexo edhe: Paralajmërimi i kryeministrit/ Rama: Të pavaksinuarit mund të ndalohen të shkojnë në punë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat