5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreCovid-19Uraganet vdekjeprurëse, Covid-19 dhe lufta/ Siguruesit reduktojnë mbulimet për të kontrolluar humbjet

Uraganet vdekjeprurëse, Covid-19 dhe lufta/ Siguruesit reduktojnë mbulimet për të kontrolluar humbjet

Aktorët e sigurimeve të jo jetës në Pakistan po reduktojnë ekspozimin ndaj rrezikut me qëllim për të kontrolluar humbjetsi pasojë e presioneve me të cilat ato po përballen në disa fronte.

CEO i TPL Insurance, një sigurues jo jetë i listuar në bursë, është shprehur për gazetën Dawn se fatkeqësitë kanë goditur klientët njëri pas tjetrit, duke rezultuar në humbje për siguruesit. Edhe primet duhet të rriten përkatësisht. Megjithatë, klientët e tyre refuzojnë të paguajnë prime më të larta pasi janë të prekur nga rritja e inflacionit dhe pasiguria politike.

Siguruesit e përgjithshëm janë gjithashtu nën presion në dy fronte në tregun e risigurimeve, konkretisht, çmimi dhe kapaciteti. Ata përballen me prime më të larta risigurimi për shkak të humbjeve të shkaktuara nga fatkeqësitë si uraganet vdekjeprurëse, pandemia COVID-19 dhe lufta.

Risiguruesit kanë reduktuar gjithashtu kapacitetin që u ofrojnë kompanive të sigurimit, një lëvizje që nga ana tjetër ka detyruar kompanitë vendase të sigurimeve të reduktojnë rrezikun e tyre. Kompanitë e risigurimeve bënë një hap mbrapa dhe reduktuan kapacitetet e ofruara duke kërkuar tarifa më të larta. Ne po kalojmë një fazë të rregullimit të tregut. Rinovimet e ardhshme në janar dhe korrik të 2023 do të çojnë në shtrëngim të mëtejshëm.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat