Për të katërtin vit rradhazi, “UNIQA Insurance Group”, gjigandi austriak i sigurimeve, përkujton viktimat e Holokaustit, një pjesë e të cilëve kanë jetuat aty ku sot ndodhet godina qëndrore e kompanisë.
Si përkujtim i një prej momenteve më të errëta të historisë së njerëzimit, UNIQA Tower, gjatë dy netëve në vijim do të shfaqë emrat e tyre në fasadën e saj.
UNIQA Tower, Vjenë
Ndërkohë, në kryeqytetin austriak u inaugurua edhe Memoriali i ri i Holokaustit që përkujton hebrenjtë nga Austria të vrarë nga nazistët.
64,440 emra janë gdhendur në 160 pllaka graniti të vendosura në një mur oval në një park pranë universitetit të Vjenës.
Dita e djeshme shënoi përvjetorin e masakrave naziste në vitin 1938 të njohur si Krystallnacht, ose Nata e Xhamave të Thyer.