5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“UNIQA” 18 vjet në Maqedoninë e Veriut/ Ponari: Gjithmonë afër klientëve e...

“UNIQA” 18 vjet në Maqedoninë e Veriut/ Ponari: Gjithmonë afër klientëve e gjithmonë transparent me ta

Kompania e sigurimeve “Uniqa” për 18 vite me radhë ka shënuar suksese të jashtëzakonshëm duke u rankuar kompani lider në Ballkan sa i përket tregut të sigurimeve.

CEO i kompanisë Avni Ponari, në një intervistë për TV21 tha se “Uniqa” ka zgjedhur rrugën e drejtpërdrejtë dhe klientëve u ka shërbyer në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sipas tij, që prej themelimit të saj, para 18 vjetësh, “UNIQA” ka qenë gjithmonë pranë klientëve dhe problemve të tyre.

“UNIQA është kompani lider në tregun ballkanas të sigurimeve, prej vitesh pasi ajo ka ditur të zgjedhë rrugën e drejtëpërdrejtë, t’ju shërbejë klientëve mirë, t’ju jape produktin e nevojshëm që ata duan. Dhe të jenë gjithmonë afër klientëve, jo vetëm kur marrin primin por veçanërisht kur ata kanë nevojë dhe kur duhet paguar dëmi. Ky është suksesi i UNIQA-s në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë”, tha ndër të tjera Avni Ponari.

I pyetur për 18 vitet e UNIQA-s në Maqedoninë e Veriut dhe për çfarë ndjehet krenar, Ponari u përgjigj:

“Ka shumë për tu krenuar por themelore mbetet gjithmonë stafi. Ne kemi investuar shumë për të patur një staf bashkohor, të ketë produkte bashkohore. Produktet që tregtohen në tregun europian janë tashmë në tregun ku operon UNIQA, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Natyrisht, ajo që duhet thënë është se, ne jemi gjithmonë afër klientëve dhe gjithmonë transparent me ta. Nuk ndodh të refuzojmë dëme që realisht kanë ndodhur. I paguajmë ato sa më shpejt”.

Intervista e plotë e CEO së SIGAL UNIQA Group Austria në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, z. Avni Ponari dhënë për televizionin TV21:

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat