Gjithnjë pranë klientëve, përmes zgjidhjeve të shpejta, të sigurta dhe të thjeshta, SIGAL UNIQA Group Austria ofron për mbi 1 milion klientët e saj sigurimi, mbrojtje dhe komoditet maksimale.
Duke sjellë produkte unike për tregun, të cilat kanë ndihmuar mijëra qytetarë në momentet më të vështira, siç ishte tërmeti i 2019-ës apo pandemia, kanë bërë që SIGAL UNIQA të përforcojë pozicionin e saj në tregun shqiptar të sigurimeve.
Këtë e vërteton jo vetëm besimi dhe mirënjohja që tregojnë qytetarët çdo ditë por edhe raportet e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.
Sa i përket ecurisë së tregut të sigurimeve për periudhën janar-qershor 2022, SIGAL UNIQA Group Austria rezulton kompania numër 1, edhe sa i përket vendit që ze në treg ashtu edhe për dëmet e paguara.
Në shumicën e klasave të sigurimit, SIGAL ka rritje krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit 2021.
SIGAL UNIQA Group Austria ka ndërmarrë iniciativa të njëpasnjëshme, të bukura dhe inovative duke dashur të jetë jo vetëm afër klientëve, por mbi të gjitha në linjë me tendencat e reja të zhvillimeve teknologjike duke u mbështetur në avantazhet e saja më të forta për një menaxhim sa më të mirë të çdo shërbimi.
Sot, SIGAL UNIQA vjen pranë klientëve, brenda e jashtë vendit, me SIGAL ONLINE, platforma që ofron një mundësi fantastike për të aksesuar direkt siguracionin që na nevojitet.
LEXO EDHE: Mirë se vini në Shqipëri/ SIGAL ONLINE, siguracionet që ju nevojiten në celularin tuaj
Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, afro 2000 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnë 48 produktet e sigurimit në rreth 1200 zyra në 3 shtete, me standarte tërësisht europiane.
Mbi 121 milionë euro asete dhe më shumë se 400 milionë euro dëme të paguara ndër vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të SIGAL përballë klientëve.
Për këtë arsye, shqiptarët dhe jo vetëm, vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin.
SIGAL ndjehet krenare për shërbimin ‘par excellence’ ndaj klientëve, ndërsa premton vazhdimin e rrugës së ndjekur prej më shumë se dy dekadash edhe në të ardhmen.
LEXO EDHE: Asistencë Rrugore për herë të parë në Shqipëri/ “SIGAL UNIQA AUTOSOS”, me ju në çdo rrugë të Europës