Rritja e lëvizjeve brenda dhe jashtë Shqipërisë, me turistët e huaj që po vijnë gjithmonë e më shumë në vendin tonë dhe me shqiptarët që po udhëtojnë gjithmonë e shumë jashtë, është reflektuar edhe në numrin e policave të sigurimit që nevojiten në këto raste.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, Produkti “Sigurimi Kufitar”, për periudhën janar-maj 2023 ka shënuar rritje të vëllimit të primeve të shkruara dhe të numrit të kontratave.
Mes 8 kompanive që ushtrojnë aktivitet në tregun e Sigurimeve të Jo-Jetës në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë kompania që i besohet ky siguracion.
Sipas raportit të AMF, SIGAL UNIQA zë pjesën më të madhe të tregut të “Sigurimit Kufitar”, duke zotëruar mbi 19% të tij.
Rritje ka shënuar produkti “Kartoni Jeshil”, i cili vlen për të gjitha automjetet me targa shqiptare që dalin nga territori i Shqipërisë.
Për periudhën janar-maj 2023 ky produkt pati një shtim prej 7.50% të vëllimit të primeve të shkruara bruto, e shoqëruar edhe me një rritje të numrit të kontratave, krahasuar me muajin janar-maj 2022.
Edhe në këtë produkt, SIGAL UNIQA Group Austria mbetet lidere në treg, duke zënë 25% të tij.
Edhe sa i përket dëmeve të paguara, po SIGAL UNIQA rezulton kompania numër 1.
Nëse SIGAL UNIQA ka mbi 25% të totalit të primeve, ajo paguan mbi 30% të dëmeve të të gjithë tregut.
Në periudhën janar-maj 2022 SIGAL UNIQA paguante rreth 26 milionë Lekë dëmshpërblime tek klientët e saj, ndërsa për këtë vit pagesat janë gati tre-fishuar duke kaluar 71 milionët.
Pa harruar që totali i dëmeve të paguara nga 8 kompani është rreth 230 milionë Lekë.
Pse shqiptarët zgjedhin që “Karton Jeshil” ta marrin pranë SIGAL UNIQA?
– SIGAL UNIQA ofron komoditetin e blerjes online (në çdo moment).
– SIGAL UNIQA është e vetmja kompani që ofron falas asistencën juridike kur klientët e saj janë përfitues në një aksident.
– SIGAL UNIQA ofron për drejtuesit e mjeteve asistencë rrugore, 24 orë në ditë në 7 ditë të javës, jo vetëm në rast aksidenti por edhe kur mjetin pëson një defekt në rrugë. Kjo falë shërbimit më novator në treg, “SIGAL UNIQA AutoSOS”.
Por udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit janë reflektuar edhe në produktin tjetër të sigurimit “Shëndeti në Udhëtim”, ku dominanca e SIGAL UNIQA është mëse evidente.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, SIGAL UNIQA ka shënuar rritje. Nëse janar-maj 2022 primet e shkruara ishin rreth 81 milionë Lekë, për të njëjtën periudhë të këtij viti janë mbi 90 milionë Lekë.
Siguracioni “Shëndeti në Udhëtim” është një mjet thelbësor për të udhëtuar në mënyrë të sigurt. Ai një aleat i pazëvendësueshëm, madje kërkohet nga shumë shtete si dokument plotësues gjatë udhëtimit.
Kjo policë sigurimi ju mbron nga ngjarjet e paparashikuara që mund të ndodhin gjatë qëndrimit jashtë vendit duke mbuluar shpenzimet mjekësore që duhet të përballohen në rastet e një urgjence shëndetësore, apo aksidenteve të papritura.
Madje tani, siguracionin “Shëndeti në Udhëtim” mund të blihet edhe Online. Mjafton një celular, akses në internet dhe në pak minuta polica e sigurimit mbërrin në e-mailin tuaj.
TË GJITHA SIGURACIONET TASHMË EDHE ONLINE
Tashmë, teksa interneti është bërë pjesë e përditshmërisë sonë, SIGAL UNIQA Group Austria ju ofron mundësinë që çdo siguracion të mund ta blini edhe direkt nga celulari apo laptopi juaj.
Kudo që të jeni, në makinë, në lëvizje, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe. Mjafton aksesi në internet dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë tuaj është vetëm një klikim larg.
Kjo ju kursen kohë dhe para pasi shmangni kostot e karburantit dhe ato të parkimit për të gjetur zyrën e kompanisë së sigurimit dhe per të blerë siguracionin që ju duhet.
Hyni në https://sigal.com.al/online/ dhe blini direkt siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt.
Gjithashtu, SIGAL UNIQA u ofron mundësinë që, nëse je i siguruar tashmë, të mund të informohesh në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi.
Çdo hap është i sigurtë. Ju duhen vetëm pak minuta dhe ju do të keni në e-mail siguracionin e kërkuar. Për më tepër që bëheni pjesë e shorteut të përmuajshëm “Sigurohu Online dhe Fito”.
LEXO EDHE: Nis shorteu “SIGUROHU ONLINE DHE FITO”/ SIGAL UNIQA, çdo muaj fitues e dhurata pafund
SIGAL UNIQA Group Austria, MBI 24 VJET HISTORI SUKSESI
E themeluar në shkurt 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” që prej vitit 2007, SIGAL UNIQA Group Austria ka ditur të jetë gjithmonë pranë klientëve përmes produkteve të sigurimit novatore dhe unike për tregun shqiptar dhe rajonal duke ofruar për klientët e saj siguri, mbrojtje dhe komoditet.
Me një staf profesional dhe të përkushtuar dhe me profesionalizëm, të ndarë në mbi 1200 zyra në 3 shtete, SIGAL UNIQA ofron çdo produkt sigurimi njësoj si në çdo shtet tjetër të Evropës Perëndimore.
Mbi 125 milionë euro asete dhe më shumë se 400 milionë euro dëme të paguara në afro 24 vite janë treguesi më i mirë i forcës, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të kompanisë përballë klientëve.
Për këtë arsye, shqiptarët dhe jo vetëm, vazhdojnë ti besojnë këtij emri gjithçka me vlerë.
SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku
Web: www.sigal.com.al
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 606 2829
LEXO EDHE: Besim i palëkundur prej më shumë se 24 vjetësh/ SIGAL UNIQA, lidere e tregut shqiptar të sigurimeve