Fluksi i turistëve të huaj, temperaturat e larta dhe frekuentimi i zonave bregdetare ka rritur thirrjet drejt Urgjencës Kombëtare.
Skënder Brataj thotë se 20 % e vizitave në zonat bregdetare janë nga të huajt për shkak të problemeve neurologjike dhe atyre gastro-intetinale.
“Tani në verë ka një spostim të madh të qytetarëve në zonat bregdetare. Drejt urgjencës kombëtare janë rreth 1300 thirrje në 24 orët e fundit. 101 raste në ditë për probleme neurologjike në korrik, si dhe ato gastro-intestinale, diarre.Tek qendrat shëndetësore verore 20 % e trajtimeve janë për qytetarët e huaj, nga 5000 trajtime në javë”, shprehet Brataj për TV Klan.
Problem mbeten edhe traumat në zonat malore.
“Helikopteri është në dispozicion të sistemit shëndetësor. Ndodh gjatë gjithë vitit në veri se ka turistë, por mosbashkëpunimi me udhërrëfyesit dhe mënyra si organizohen dhe patur kujdesur dhe ka një numër të shtuar me motoçiklistë që lëviznin nga jugu në veri”.
50 % e urgjencave shëndetësore vijnë nga Tirana, ndërsa pjesa tjetër janë të adresuara nga qytetet bregdetare, Durrësi, Vlora, Saranda dhe Shëngjini.
LEXO EDHE: Të merrni mjekun me vete gjatë pushimeve? Po, tani mundeni