5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTuberkulozi nuk po kursen as të rinjtë

Tuberkulozi nuk po kursen as të rinjtë

Tuberkulozi në vendin tonë po ndeshet më shpesh tek të rinjtë. Sipas specialistëve vitin e kaluar janë regjistruar mbi 290 raste të reja me këtë sëmundje.

Në vitin 2022 janë shënuar 290 raste, që i bie 10.5 raste të reja për 100 mijë banorë. Vlen të përmendet që mortaliteti është shumë i ulët, 0.2% të mortalitetit në këta pacientë. Grupmoshat e reja kanë tendencë të preken më shumë dhe kjo për faktin e sjelljes së tyre dhe të trajtimit.

Stili i jetesës apo ushqyerja kanë ndikuar negativisht sa i përket rasteve me tuberkuloz tek grumpmosha e re.

Mjekët tregojnë se si duhet të veprojë pacienti kur dyshon se është i prekur nga kjo sëmundje.

“Ndjekja dhe kontakti me mjekët që në simptomat e para, në kollën, ethe, temperaturë, rënie në peshë, mungesë oreksi. Pra, që në fillimin e këtyre shenjave.”

Aktualisht në Spitalin “Shefqet Ndroqi” po marrin trajtim të specializuar 4 pacientë me tuberkuloz, prej të cilëve 2 të rinj.

24 Marsi, Dita Botërore e Tuberkulozit

Çdo vit Dita Botërore e Tuberkulozit shënohet në 24 Mars dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijes në mesin e popullatës për pasojat e rënda shëndetësore, sociale dhe ekonomike që ka tuberkulozi dhe të shtohen  angazhimet për t’i dhënë fund epidemisë globale të tuberkulozit (TB).

Më 24 mars 1882 Dr. Robert Koh publikoi se kishte zbuluar bakterin që e shkakton tuberkulozin, me çka hapi rrugën drejt diagnostikimit dhe trajtimit të kësaj sëmundjeje.

Por pavarësisht arritjeve të mëdha në këto dekadat e fundit, Tuberkulozi vazhdon të mbetet një nga shkaktarët kryesorë të vdekjes mes sëmundjeve infektive dhe që shkakton humbjen e jetës rreth 4500 personave në ditë.

LEXO EDHE: E para në treg, e para në pagimin e dëmeve/ Sigurimi Privat i Shëndetit i besohet SIGAL UNIQA-s

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat