8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTregu sekondar i letrave me vlerë, janar-shtator 2022/ AMF: 34 milionë dollarë...

Tregu sekondar i letrave me vlerë, janar-shtator 2022/ AMF: 34 milionë dollarë më shumë se një vit më parë

Rritja e normave të interesave të bonove të thesarit dhe obligacioneve ka dhënë efekt të menjehershëm edhe në tregun sekondar të letrave me vlerë të qeverisë.

Numri i individëve por veçanërisht i subjekteve juridikë që kanë investuar në këtë treg është rritur në masë të konsiderueshme, ndërkohë që totali i investimit rezulton rreth 34 milionë dollarë më shumë se një vit më parë.

Shifrat raportohet nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF).

Transaksioni i llojit B “Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar–shtator 2022, ka pasur një rritje prej 2,3 miliardë lekë, afërisht 23 milionë dollarë, ose 129.59% krahasuar me periudhën janar–shtator 2021.

Numri i transaksioneve i llojit B është rritur në masën 40.13%.

Ndërkaq, transaksioni i llojit C “Blerje para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar–shtator 2022, ka pasur një rritje prej 1 miliardë lekësh lekë, afërisht 10 milionë dollarë ose 69.48%, megjithëse pati një ulje në numrin e transaksioneve në masën 4.64%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shumë domethënëse janë treguesit e transaksioneve të llojit B, “Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar”.

Rezulton se individët kanë shtuar me 70% investimet në këtë treg, nga 1.5 miliardë lekë vitin e shkuar, në 2.6 miliardë lekë, ose afërisht 26 milionë dollarë për periudhën janar-shtator të këtij viti. Ndërkohë që sa u përket subjekteve juridikë, investimet e tyre në këtë lloj transaksioni rezultojnë me rritje prej 492% karahasuar me janar-shtator të vitit të shkuar.

Gjithsesi, pavarësisht rritjes së peshës së investimeve nga subjektet juridike, pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të Qeverisë, për periudhën janar–shtator 2022 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 98.61% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.

Raporti i plotë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat