8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTregu imobiliar me rreziqe, bankat në Shqipëri ‘shtrëngojnë’ kreditë në 2024-ën

Tregu imobiliar me rreziqe, bankat në Shqipëri ‘shtrëngojnë’ kreditë në 2024-ën

Bankat tregtare në Shqipëri do të jenë më të kujdesshme në kreditë për blerje banesash gjatë 2024-s. Sipas anketës që kryhet nga Banka e Shqipërisë, të gjitha bankat tregtare parashikojnë të shtrëngojnë standardet kredituese për këtë lloj huaje dhe rrjedhimisht të miratojnë më pak të tilla.

Sipas grafikut të Bankës së Shqipërisë, standardet e kredimarrjes për banesa do të kalojnë në kahun negativ nga ai pozitiv që janë tani.

Arsye për këtë është fakti se zhvillimet e pritshme në tregun imobiliar perceptohen si rrezik nga vetë bankat.

Kjo nuk është e vetmja mburojë që bankat po ngrenë ndaj tregut të pasurive të paluajtshme, i cili mbetet mjaft i ekspozuar kundrejt parasë informale.

Në fund të 2023-shit, Banka e Shqipërisë miratoi rregulloren për monitorimin e kredive hipotekore.

Në dokument, Banka e Shqipërisë ka të drejtë të vendosë kufi në vlerë dhe në masë të kredive që jepen në këtë drejtim sipas të dhënave që mbledhin bankat tregtare dhe të ndalojë kredidhënien nëse ka shenja të riskut.

BSH ka të drejtë të përcaktojë nivele kufi në vlerat sasiore të treguesve dhe kërkesa të tjera cilësore, me qëllim shmangien e dobësive.

Për një kredi, Banka qëndrore mund të vendosë më shumë se një kufizim. Kufizimet do të jenë edhe për klientët edhe për bankat.

Në rregulloren e re përcaktohen dhe të gjitha situatat kur kredimarrja cilësohet me rrezik, ku vlerësohet si e tillë kredia e pambrojtur (klienti ka të ardhurat në lekë dhe kredinë e merr në valutë), kur kolaterali që është pronë ndodhet në juridiksion të huaj. Kur kredimarrësi kërkon një periudhë të pazakontë amortizimi etj.

LEXO EDHE: Zjarre, tërmete…/ Ponari: Sigurimi, mundësia e vetme për të mbrojtur pronën

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat