Tregu i sigurimeve u rrit me afro 19.3% në 8 muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020-ës.
Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-gusht 2021 kapën vlerën 12,6 miliardë lekëve, ose 19.28% më shumë.
Gjatë periudhës janar-gusht 2021, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 745 me një rritje prej 22.2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë, për shkak të sezonit turistik dhe lëvizjes së qytetarëve, Sigurimi Kufitar, në 8 mujor, pati një rritje me 156.47% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-gusht 2020. Edhe numri i kontratave u rrit me 185.86%.